Një anije e lashtë romake 2000-vjeçare gjendet në brigjet e Italisë

Mbetjet e një anijeje të lashtë romake që daton rreth 2000 vjet më parë janë gjetur në brigjet e Italisë. Anija e mallrave u gjet në qytetin porti të Civitavecchia, rreth 80 km larg Romës.
Ajo daton rreth shekullit 1 ose 2 para Krishtit dhe u gjet i ngarkuar me qindra qypa romake prej terrakote. Qypat e qeramikës u gjetën kryesisht të paprekur, tha në një deklaratë policia.
Anija, e vlerësuar të jetë më shumë se 20 metra e gjatë, u zbulua në një shtrat me rërë 160 metra nën nivelin e detit.
“Zbulimi i jashtëzakonshëm është një shembull i rëndësishëm i mbytjes së një anijeje romake që përballet me rreziqet e detit në një përpjekje për të arritur në bregdet dhe dëshmon për rrugët e vjetra tregtare detare,” thanë karabinierët.
Nuk dihet se për çfarë do të ishin përdorur qypat romakë në bord, megjithëse zakonisht amforat përdoreshin për të transportuar mallra, si vaj, verë ose salcë peshku. Artefakte të tilla gjenden gjerësisht në të gjithë botën e lashtë lindore të Mesdheut.
Zbulimi i anijeve të mbytura nuk është i pazakontë dhe thuhet se ka mijëra rreth Mesdheut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




