Një udhëtim në kohë – Muzeu Historik, një nga pikat më të vizituara të Shkodrës

Turizëm | 1 vit më parë

Muzeu Historik i Shkodrës po kthehet në një nga destinacionet më të vizituara të qytetit, duke ofruar një udhëtim në kohë përmes eksponateve arkeologjike, objekteve etnografike dhe pikturave të mjeshtërve të mëdhenj shkodranë.

Gjatë këtij viti, dhe sidomos në sezonin turistik të verës, interesi i publikut vendas dhe i turistëve të huaj ka qenë dukshëm më i lartë.

“Kishim një sezon të suksesshëm për sa i përket vizitueshmërisë në muzeun tonë. Ka qenë shumë  e lartë. Kemi një numër të lartë vizitorësh në të dy muzetë, rreth 21 mijë vizitorë, që tregon një rritje rreth 17% më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh Majlina Lacaj, përgjegjëse në Muzeun Historik i Shkodrës.

Janë disa arsyet që e kanë rritur interesin e vizitorëve për Muzeun Historik të Shkodrës.

“Shkodra është shndërruar në një atraksion turistik, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe kombëtar. Natyrisht edhe promocioni, dhe gjithçka tjetër ndikon për sa i përket interesit të vizitorëve”, tha ajo.

Muzeu mbetet i hapur për vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke ofruar një mundësi për të njohur historinë dhe traditat e Shkodrës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme