Nju Jorku përditëson logon e tij të famshme pas 46 vitesh nga “I love NY” në “We love NYC”

Kuriozitete | 4 vite më parë

Nju Jorku rinovohet, të paktën simbolikisht. “I ♥ NY” u bë një ikonë dhe një shprehje tërheqëse në fund të viteve 1970.

Kjo logo historike, me zemër në vend të fjalës dashuri, pëson një ndryshim të vogël pas rreth 46 vitesh.

“Do të ndihmojë në kapjen e energjisë dhe ruajtjen e shpirtit të qytetit, duke inkurajuar njujorkezët e të gjitha prejardhjeve që të bashkohen dhe të bëjnë ndryshime pozitive në komunitetin e tyre”, shpjegoi presidenti i kompanisë që drejton projektin. 

Konsorciumi “Partneriteti për qytetin e Nju Jorkut” ka vendosur t’i japë një kthesë më moderne sloganit historik të krijuar në vitin 1976 nga stilisti legjendar Milton Glaser.

Arsyeja u shpjegua nga një koalicion i zyrtarëve të zgjedhur dhe partnerëve të komunitetit të cilët nisën fushatën e re të logos “Ne e duam NYC” dhe të cilët nuk mund të mos vënë re se si kanë ndryshuar kohët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme