Nuk informoi abonentët për përdorimin e të dhënave personale- Netflix dënohet me 4.75 mln euro gjobë

Autoritetet holandeze kanë gjobitur me 4.75 milionë euro gjigandin e transmetimit në internet Netfliks për mënyrën si i ka menaxhuar të dhënat personale të abonentëve.
“Nga viti 2018 deri në 2020-ën, Netfliks nuk iu ka dhënë klientëve të tij informacione të mjaftueshme për atë që kompania bën me të dhënat e tyre persona e informacioni që kjo kompani i ka dhënë ishte i paqartë në disa fusha, u shpreh Autoriteti holandez i Mbrojtjes së të dhënave në një deklaratë, duke vënë gjithashtu në dukje se pas periudhës në fjalë Netfliks kishte përditësuar deklaratën e privatësisë dhe përmirësuar informacionet që iu jepte abonentëve mbi përdorimin e të dhënave.
Autoriteti holandez për Mbrojtjen e të dhënave ndërkohë bëri me dije se Netfliks ka apeluar vendimin për gjobë.
“Një kompani e tillë me një xhiro me vlerën e miliardave dhe me miliona klientë në të gjithë botën, duhet t’u shpjegojë këtyre të fundit se si përdoren të dhënat e tyre personale. Duhet të jetë e qartë si kristali, veçanërisht kur klientët pyesin për këtë. Dhe kjo nuk ka ndodhur, u shpreh ndërkohë kreu i autoritet, sipas të cilit Netfliks nuk ka bërë të qartë se përse mblidhte të dhënat personale të abonentëve, cilat të dhëna ndatë me palë të tjera, përsa kohë i ruante këto të dhëna dhe si garantohej siguria e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




