Numri i kursantëve për formim profesional në Shkodër këtë vit është rritur 12%

Sociale | 2 vite më parë

Interesi për të fituar një profesion në përshtatje me tregun e punës ka ardhur në rritje vitet e fundit. Rreth 700 kursantë po ndjekin formimet profesionale në Qendrën e Formimit Profesional në Shkodër. Numri i kursantëve ka pasur rritje me 12% krahasuar me një vit më parë.

“Patëm një rritje në krahasim me vitin 2023 me rreth 12% në përfshirjen e kurseve profesionale. Kemi rritje edhe të kurseve që i përkasin fushës së teknologjisë”, u shpreh Irma Lohja, drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Shkodër

E hapur tre dekada më parë Qendra e Formimit Profesional e ka rritur aktivitetin e saj në disa drejtime.

Nga kurset për hidraulik, tek panelet diellore, apo kuzhinier, parukier e deri të rrobaqepësia, janë disa nga degët që ofrohen në këtë qendër.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme