Pa Amerikën dhe me një oqean mes Europës dhe Azizë, ja si duket globi më i vjetër në botë

Kuriozitete | 3 vite më parë

“Globi Behaim”, i ndërtuar në 1492 dhe i konsideruar si globi i parë tokësor i mbijetuar, së shpejti mund të shpallet nga UNESCO World Documentary Heritage.

Emri i tij zyrtar është Erdapfel (fjalë për fjalë mollë dheu, dhe ishte prej liri të lëmuar në dy gjysma, të përforcuara me dru dhe të mbuluara me një hartë të pikturuar nga Georg Glockendon.

Në mungesë të kontinentit amerikan, ishujt japonezë shfaqen shumë të mëdhenj dhe ka një oqean të madh midis Evropës dhe Azisë. 

Martin Behaim (6 tetor 1459, Nuremberg – 29 korrik 1507, Lisbonë) ishte një lundërtar, hartograf dhe astronom gjerman, por edhe një tregtar.

Para se të ndërtonte globin e tij të famshëm, Behaimi kishte udhëtuar shumë. Ai jetoi për një kohë në Lisbonë nga viti 1480, ndërsa nga 1485 deri në 1486 udhëtoi me anije përgjatë brigjeve të Afrikës Perëndimore. Behaimi filloi ndërtimin e Erdapfelit në vitin 1490, duke e përfunduar atë vetëm dy vjet më vonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme