“Paketa e Maleve” në Bashkinë e Hasit – Kryebashkiaku Dauti flet për zonat me potencial turistik
Kreu i Bashkisë Has, Myftar Dauti, ka bërë të ditur se Bashkia ka dorëzuar pranë Ministria e Pushtetit Vendor hartat për përfshirjen në “Paketën e Maleve”.
Sipas Dautit, procesi teknik në nivel vendor është përmbyllur dhe dokumentacioni i nevojshëm është dërguar për shqyrtim dhe miratim ne Këshillin e Ministrave.
“Ne kemi dorëzuar në ministrinë e pushtetit vendor hartat për paketën e maleve dhe presim që të kalojnë në këshillin e ministrave dhe të miratohen si zona zhvillimore për Bashkonë Has”, u shpreh Dauti.
Dauti thekson se në Has ka interes konkret nga individë dhe subjekte që duan të aplikojnë për të përfituar nga kjo paketë. Sipas tij, qytetarë dhe investitorë vendas kanë shfaqur gatishmëri për të investuar.
“Detyra e bashkisë është për të përcaktuar zonat zhvillimore pastaj është detyrë e pushtetit që të shohin aplikimet”, tha ai.
Sipas kreut të Bashkisë brenda territorit të Hasit ka disa zona me profil të qartë zhvillimi, të cilat kanë potencial real për t’u kthyer në pika referimi për turizmin malor dhe argotizmin në të ardhmen.
“Kemi pjesën e fshatit turistik Cahan që e kemi përcaktuar si zonë zhvillimore, Liqenin e Fierzës dhe është një zonë shumë e bukur për turizëm”, tha kreu i Bashkisë.
Përfshirja në “Paketën e Maleve” mund të kthehet në një mundësi reale për zhvillimin ekonomik lokal, rritjen e punësimit dhe frenimin e largimit të të rinjve në këtë bashki.
Gazetar: M. Dokle
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





