”Paketa e Maleve” në Tropojë – Bashkia bashkëbisedim me të interesuarit për aplikim
Bashkia e Tropojës duket se ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për promovimin dhe diskutimin e nismës së qeverisë shqiptare për “Paketën e Maleve”. Ajo zhvilloi një bashkëbisedim të zgjeruar me qytetarë dhe aplikantë të interesuar për ketë nisëm në bjeshkët e Doberdolit, aty ku së fundmi po merr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Kryetari i Bashkisë, Rexhe Biberaj tha se interesi për të aplikuar duket i lartë, me rreth 205 aplikime.
“Deri tani ka rreth 205 aplikues të cilët kanë shprehur dëshirën që ë investojnë në pronat e tyre dhe në bazë të ligjit që ka dal nga qeveria shqiptare. Shumica e tyre janë emigrant. Bashkia e Tropojës ka arrë një iniciativë me mbështetjen e qeverisë”, u shpreh Biberaj.
Në bashkëbisedim ishte dhe deputeti i qarkut Eduart Shalsi, i cili u shpreh se “Paketa e Maleve” do të jetë mbështetja kryesore për ta kthyer Tropojën por jo vetëm në një vend turistik të aksesueshëm në të mirë të ekonomisë vendore por edhe kombëtare.
“Kjo mundësi e artë që i është dhënë banorëve të kësaj zone, do të hapi një mundësi të mirë për zhvillimin e turizmit në një fazë tjetër”, tha Shalsi.
“Paketa e Maleve”, është në fillesat e implementimit pikërisht në fazën e shprehjes së interesit.
Gazetar: B. Muçmata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





