Pakistan/ Festa për profetin Muhamed gjakoset me një sulm kamikaz, mbi 50 të vrarë

Botë | 3 vite më parë

Më shumë se 50 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz me bombë në Pakistan.

Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie në provincën e Balukistanit, në veriperëndim të Pakistanit, teksa po festohej publikisht ditëlindja e profetit Muhamed.

Të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta në gjendje kritike për jetën, ndërsa sulmin nuk e kanë marrë përsipër asnjë nga grupet që operojnë në zonë.

Ministria e Brendshme pakistaneze tha se shpërthimi “u krye nga elementë terroristë. Sulmi mbi njerëzit e pafajshëm që erdhën të merrnin pjesë në daljen për Eid Milad-ul-Nabi është një akt i urryeshëm.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme