Panairi i ideve “Youth Start”, mbi 150 të rinj nga Evropa prezantojnë në Shkodër projektet e tyre

Arsim | 11 muaj më parë

Në Shkodër, mbi 150 të rinj nga 17 vende të Evropës janë bërë pjesë e “Panairit të Ideve”, në kuadër të programit YouthStart, një nismë evropiane që synon zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe krijuese tek të rinjtë.

Ky aktivitet dyditor, i organizuar nga YEA me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Qendrës Rinore “Atelie”, ka si qëllim nxitjen e frymës sipërmarrëse, shkëmbimin e ideve dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve nga vende të ndryshme të Evropës.

“Qëllimi është të motivojmë të rinjtë dhe të ndikojmë shoqërinë me frymën e sipërmarrjes. Kur erdha këtu nga Austria si mësues pashë një potencial të mrekullueshëm”, tha Gernot Scheffknecht,   Drejtuesi i “Young Entrepreneurs Albania”.

Në panair janë prezantuar afro 40 projekte që përfaqësojnë ide të guximshme dhe ambicioze, që variojnë nga inovacioni social te sipërmarrja e gjelbër dhe zgjidhjet digjitale.

“Panairi i Ideve” i programit YouthStart zhvillohet prej disa vitesh radhazi në vende të ndryshme të Evropës, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët të rinj novatorë dhe vizionarë, që besojnë në fuqinë e ndryshimit të udhëhequr nga rinia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme