Përfundon sot shkëlqimi i Karnavaleve të Rio-s

Kuriozitete | 4 vite më parë

Karnavalet e Rio de Janeiro, Brazil kanë filluar festimet në 17 shkurt dhe përfundojnë sot, më 25 shkurt 2023. Sipas autoriteve lokale rreth 40 milion njerëz mendohet të kenë marrë pjesë në këtë event.

Karnavalet e Rio-s janë të njohura për një stil unik, i cili i atribuohet kryesisht ndikimit të skllevërve emigrantë afrikanë, të famshëm për aftësitë e tyre spektakolare muzikore. Skllevërit afrikanë, të sjellë në Brazil nga portugezët, i dhanë jetë ritmeve të para samba.

Kostumet e karnavaleve bëheshin me elementë të ndryshëm, si pupla, bar dhe kocka. Dikur gjatë shekullit të 19-të, lagjet e Rios filluan të merrnin pjesë në paradat e karnavaleve, me grupe njerëzish të udhëhequr nga samba, të shoqëruar nga balerinë, baterist dhe muzikantë të tjerë.

Kërcim, këndim dhe frymë festive mund të gjenden të gjitha këto në rrugët e Rios. Pjesëmarrësit janë të veshur në mënyrë ekstravagante me kostumet e tyre të ndritshme, ndërsa përpiqen të bëhen kampionë të karnavaleve ashtu sikurse çdo vit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme