Përshkallëzimi i tensioneve me Turqinë, Dendias: Nuk ka hapësirë për marrëveshje

Botë | 4 vite më parë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e tensionit nga Turqia. Dendias deklaroi se nuk ka hapësirë për marrëveshje në kushte të tilla.

Ministri vuri në dukje se çështja e ishujve nuk ishte ngritur asnjëherë në të kaluarën, ndërsa vlerësoi se periudha e përbashkët parazgjedhore në të dy vendet është një faktor negativ. Dendias tha se nisma e qeverisë për të ndërkombëtarizuar provokimet turke ka krijuar një kuadër ndërkombëtar reagimi.

Dendias e cilësoi takimin që presidenti turk Tajip Erdogan pati me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Bosfor si një moment historik.

Ministri argumentoi se megjithëse Greqia i ka dhënë Turqisë shumë mundësi për depërshkallëzimin që nga viti 2019, fqinji refuzon t’i pranojë, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të bllokuara. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se sjellja e Turqisë e fut atë në një kurs të vazhdueshëm konflikti me Egjiptin.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme