Plani për vendosjen e një çmimi tavan/ Rusia: Ndërpresim furnizimet me naftë

Botë | 4 vite më parë

Rusia do të pezullojë furnizimin me naftë për të ashtuquajturat “vendet armiqësore” nëse ato vendosin “kufizime” në çmimin e naftës ruse. 

Zëvendës kryeministri i Rusisë Aleksandër Novak, paralajmëroi se çdo vend që miraton këto kufizime rrezikon të mbesë pa gaz natyror dhe naftë.

“Kjo është një lëvizje që përbën një ndërhyrje në mekanizmat e tregut të lirë dhe në të vërtetë të një tregu kaq të rëndësishëm si nafta”, tha Novak.

Më 14 shtator, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen pritet të prezantojë planin për vendosjen e një tavani evropian për çmimet e energjisë. Çmimet e larta të gazit natyror dhe energjisë elektrike e bëjnë të domosdoshme nevojën për marrjen e masave nga ana e BE dhe ndryshimet në tregun e energjisë në Evropë.

Kjo do të vijë vetëm disa ditë pas një takimi urgjent të ministrave të energjisë të BE-së më 9 shtator, kur ata do të diskutojnë reagimin e tyre ndaj rritjes së çmimeve të energjisë që po godasin industrinë evropiane dhe po rrisin faturat e familjeve për dimrin e ardhshëm.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme