Postriba drejt fundit të karantinës. Mbush afatin 30-ditor, shërbimi veterinar e ka nën monitorim
Zona e Postrribës pritet që javën e ardhshme të dalë nga harta e karantinës.
Lajmi bëhët i ditur nga shefi i Shërbimit Veteriner në Shkodër, Mark Preçi, i cili tha se rasti i murtajës tek ruminantët e vegjël u identifikua në fillim të qershorit dhe zona u karantinua për 30 ditë.
Pas datës 4 korrik pritet që përmes një urdhri të Ministrisë të hiqen disa prej masave kufizuese.
“Vatra e parë duhet të dalë jashtë zonës së karantimit mbas 4–5 ditësh. Aktualisht jam i kënaqur që fermerët po i respektojnë kufizimet që janë përcaktuar me urdhër të ministres,” thotë z. Preçi.
Drejtoria e Shërbimit BVeteriner po vijon fushatën e takimeve me fermerë në çdo zonë me qëllim kufizimin e metejshëm të përhapjes së sëmundjes.
“Sëmundja e ruminantëve të vegjël tashmë është e njohur publikisht që prek të imëtat. Ajo që vërejmë gjatë këtyre takimeveështë fakti që ka interesim të shtuar nga fermerët për të mësuar cilat janë masat mbrojtëse kundër kësaj sëmundjeje që është shumë dëmtuese për blegtorinë,” shprehet shefi i Shërbimit Veteriner.
Aktualisht në qarkun Shkodër janë tri vatra të infektimit. Vatra e parë e identifikuar në fillim të qershorit pritet të jetë zonë e pastër gjatë javës së ardhshme në një rreze prej 3 km, pasi e plotëson afatin 30-ditor.
Gazetare: Merisa Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





