Presidenti i Indonezisë takon Volodymyr Zelenskyn: Fryma e paqes nuk zbehet kurrë

Presidenti indonezian, Joko Widodo, është takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Widodo e ka konsideruar këtë takim si një “manifestim të shqetësimit të popullit indonezian për situatën në Ukrainë”. Sipas The Guardian, Presidenti indonezian ka vënë në dijeni Zelenskyn edhe për takimin që do të zhvillojë me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Vizita për të takuar Presidentin Volodymyr Zelenskiy është një manifestim i shqetësimit të popullit indonezian për situatën në Ukrainë. Fryma e paqes nuk zbehet kurrë. I ofrova një mesazh nga Presidenti Zelensky për Presidentin Putin, të cilin do ta vizitoja gjithashtu”, tha ai. Nga ana e tij, presidenti ukrainas falënderoi homologun e tij nga Indonezia për vizitën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




