Presidenti Macron: Dialogu me Putin, kërkesë e Zelenskyt

Botë | 4 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron së bashku me kryeministrin italian dhe kancelarin gjerman vizituan më 16 qershor Kievin, ku pasi vizituan zonat më të bombarduara nga forcat ruse, u takuan edhe me Presidentin Volovymyr Zelensky të cilin i dhanë mbështetjen e tyre në luftën me të cilën po përballen prej më shumë se tre muajsh.

Macron ka deklaruar se ai nuk do të shkojë në Rusi pa disa “parakushte” ndaj presidentit Vladimir Putin. Presidenti francez tha se do të vazhdojë të angazhohet me Putin për çështje humanitare, duke përfshirë të burgosurit dhe sigurinë ushqimore, por do e bëjë këtë në transparencë të plotë ndaj Zelenskyt.

“Dhe kështu nuk përjashtoj asgjë, por do ta bëj gjithmonë në transparencë me presidentin ukrainas”, tha Macron. Ky i fundit shtoi se marrëdhënia e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ka ndryshuar për shkak të dialogut të tij me Putinin.

“Nuk mendoj se mund të themi se marrëdhënia jonë u ftoh. Franca ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Unë kam qenë transparent për dialogun tim me Putinin dhe ndonjëherë e kam bërë atë me kërkesë të Presidentit Zelensky”, tha ai.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme