Presidentja e KE paralajmëron: Duhet të përgatitemi për një ndërprerje të mundshme totale të gazit rus

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar vendet e BE që të përgatiten për një ndërprerje të mundshme totale të furnizimit me gaz nga Rusia.
Von der Leyen u shpreh se BE tashmë po i diversifikon me shpejtësi furnizuesit për të patur burime të tjera, përveç Rusisë.
“Ne duhet të përgatitemi për një mbyllje të mundshme totale të gazit rus. Ne po i diversifikojmë furnizuesit tanë me shpejtësinë e dritës: furnizimi me gaz nga burime të tjera përveç Rusisë është rritur me 31 miliardë metra kub që nga janari i këtij viti dhe kjo kompenson shkurtimet ruse. Ne gjithashtu po reduktojmë ndjeshëm nevojat tona dhe për këtë arsye ne i kemi kërkuar shteteve anëtare të ulin konsumin e gazit me 15%”, tha ajo
Po ashtu, Josef Sikela, ministër për Industrinë e Republikës Çeke, që mban presidencën e radhës të BE-së, njoftoi në Twitter se ka thirru një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Energjisë m ë 9 shtator në Bruksel, duke bërë thirrje se nuk duhet lejuar që Putin t’i dëmtojë vendet e BE.
“Pas një fundjave plot negociata, mund të njoftoj se po thërras një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Energjisë. Ne do të takohemi në Bruksel më 9 shtator. Nuk do të lejojmë që Putini të dëmtojë qytetarët tanë dhe bizneset tona, prandaj ne duhet të rregullojmë tregun e energjisë. Zgjidhja evropiane është më e mira që kemi“, shkroi ai./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




