Programi i të nxënit në vendin e punës, do të vihet në zbatim në 2025

Sociale | 2 vite më parë

Të nxënit në vendin e punës, është programi më i ri, që do të nisë të zbatohet në fillim të vitit 2025-së. Ky program i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive synon nxitjen e punësimit tek të rinjtë, duke ofruar kurse 3-6 mujore të formimit profesional nëpërmjet të nxënit në vendin e punës dhe më pas punësimin edhe për 6 muaj të tjerë.

Projekti pilot përfshin edhe bashkinë e Shkodrës.

Ndërkohë Drejtore e Zyrës së Punës Shkodër Rozafa Zmijani fton të gjithë punëkërkuesve të papunë, gra e burra të rinj e sidomo ata me aftësi të kufizuara, jetimë, që të jenë aktivë dhe të bashkëpunojnë me zyrat e punësimit që të përfitojnë nga këto programe.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme