Protestat në Tiranë në ditën e 84-të, protestuesit nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Protesta në kryeqytet ka shënuar ditën e saj të 84-të radhazi, me protestuesit që u grumbulluan sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Protesta e sotme u fokusua në mbajtjen e fjalimeve kryesore përpara selisë së ekzekutivit, ku përfaqësuesit e protestës adresuan një sërë kërkesash socio-ekonomike që lidhen drejtpërdrejt me kushtet e jetesës, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve publike, dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike, shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe ligjit për investimet strategjike.

Ndër shqetësimet kryesore të artikuluara gjatë tubimit ishin rritja e kostove të jetesës që po godet veçanërisht shtresat me të ardhura të ulëta, nevoja urgjente për reformimin me baza reale të skemës së pensioneve, si dhe alarmi mbi largimin e vazhdueshëm të rinisë nga vendi.

Organizatorët e protestës deklaruan se marshimet dhe tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme