Pse është havjari një ushqim kaq i shtrenjtë?

Sinonim i pasurisë dhe luksit havjari është padyshim ushqimi më ekskluziv në botë, i cili arrin shifrat më të shtrenjta. Havjari është vezë peshku i cili përftohet nga peshku blin.
Tradicionalisht, termi havjar i referohet vetëm vezeve nga peshku blin i egër, një peshk që gjendet në Detin Kaspik dhe Detin e Zi (havjarët Beluga, Osetra dhe Sevruga).

Peshku blin –Janë rreth 27 lloje të peshkut blin në familjen Acipenseridae . Por tre specie mbeten sinonim i prodhimit të havjarit huso huso për Beluga, Acipenser gueldenstaedtii për Osetra dhe Acipenser stellatus për Sevruga.

Servirja e havjaitr – Havjari duhet të shërbehet gjithmonë në një tas qelqi të ftohtë, mundësisht prej kristali. Gjithashtu duhet të shërbehet me lugë me materiale si ari, perla dhe druri. Për më tepër, havjari duhet të shërbehet dhe të konsumohet në sasi më të vogla se një lugë gjelle.

Shija – Delikatesa dhe shija e tij e bëjnë havjarin një ushqim me cilësi të jashtëzakonshme që kur hahet lëshon një aromë që është një përzierje delikate kripe dhe peshku.

Havjar më i shtrenjtë në botë – Sipas Rekordeve Botërore Guinness, havjar i artë Almas është havjar më i shtrenjtë në botë. Almas prodhohet nga vezët e peshkut blin të rrallë albino. Vetëm 1 kg havjar shitet rregullisht për më shumë se 34,500 dollarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




