Punime në shëtitoren e Durrësit, ndërhyrje në fasadat e pallateve dhe zgjerimi i plazhit

Sociale | 2 vite më parë

Bashkia e Durrësit ka nisur punimet për zgjatimin e shëtitores bregdetare në pjesën e mbetur të plazhit. Kjo është faza e dytë e punimeve që nis nga Kanal Grande dhe përfundon tek Ura e Dajlanit.

Në këtë fazë të punimeve do të ndërhyhet për rehabilitimin e fasadave të ndërtesave që janë në brezin e parë, ndërkohë që një pjesë të konsiderueshme  zë edhe zgjerimi i plazhit, brezi i rërës me 20-30 metër më shumë.

Në përfundim, shëtitorja e Plazhit do të ketë gjatësi 3 km dhe gjerësi 8-12 metër, ndërsa në të janë parashikuar korsia e këmbësorëve dhe e biçikletave. Investimi kap vlerën 6.2 milion euro dhe donatorë janë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Qeveria Shqiptare dhe BERZH.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme