Qytetet më të mira në botë për vitin 2024

Ueb sajti i njohur Time Out ka përpiluar përmbledhjen e fundit të qyteteve më të mira në botë. Kjo listë është bërë duke përfshirë ushqimet e qyteteve, arkitekturën dhe ngjarjet kulturore.
Reputacioni global i Nju Jorkut u rendit si vendi ku banorët e tjerë të qyteteve botërore do të donin më shumë të zhvendoseshin. Në vendin e dytë në listën e Time Out është Keip Taun, Afrika e Jugut.
Në pesëshen më të mirë të Time Out janë renditur Berlini, Gjermani (i vlerësuar nga Time Out për jetën e natës plot gjallëri), Londra, MB (e lavdëruar për pijet e saj legjendare dhe muzetë dhe galeritë falas) dhe Madridi, Spanjë (ngrënia dhe pijet “e jashtëzakonshme”).
Qytetet më të vogla në top 10 përfshijnë Liverpool, MB dhe Porto, Portugali. Veçanërisht Porto u emërua nga të anketuarit si një qytet i shkëlqyeshëm për “romancë”.
Top 10 qytetet më të mira të Time Out
Nju Jork, SHBA
Keip Taun, Afrika e Jugut
Berlin, Gjermani
Londër, MB
Madrid, Spanjë
Meksiko Siti, Meksikë
Liverpool, MB
Tokio, Japoni
Romë, Itali
Porto, Portugali
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




