Qytetet më të pasura në botë për 2023

Henley & Partners përpiluan listën duke ndjekur shpenzimet e mbi 150,000 individëve me vlerë të lartë neto (HNWI) nga 97 qytete në mbarë botën. Firma u fokusua kryesisht tek individët e pasur me titujt e punës Themelues, Kryetar, CEO dhe Drejtor.
Në krye të listës së të pasurve këtë vit është qyteti i Nju Jorkut, qyteti i dytë është kryeqyteti i Japonisë, Tokio .
Zona e Gjirit të SHBA-së është e treta në listë, ndoshta falë punëtorëve të teknologjisë të paguar mirë në Silicon Valley. Këtë vit, vetëm një qytet evropian u rendit në dhjetë qytetet më të pasura siç është Londra. Shumica e listës dominohet nga qytetet në SHBA dhe Kinë.
Këtu janë 10 qytetet më të pasura në botë sipas Henley & Partners
New York
Tokio
Zona e Gjirit , SHBA
Londër
Singapor
Los Anxhelos
Hong Kong
Pekin
Shangai
Sidney
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




