Rama njofton krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Do të ketë në përbërje përfaqësues të institucioneve, prindër dhe mësues

Aktualitet | 38 minuta më parë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, si një strukturë që synon të sjellë një qasje të re në marrëdhëniet mes institucioneve, fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Deklarata u bë gjatë podcastit “Flasim”, ku në fokus ishte edhe mbështetja për fëmijët e spektrit autik dhe roli i mësuesve ndihmës në sistemin arsimor.

Gjatë bisedës, ku të ftuar ishin një nënë së bashku me djalin e saj me aftësi ndryshe, Rama tha se synimi është që prindërit të kenë një rol më të drejtpërdrejtë në përcaktimin e politikave dhe masave mbështetëse.

Sipas kryeministrit, Këshilli Kombëtar do të ketë në përbërje përfaqësues të institucioneve, prindër dhe mësues, ndërsa puna e tij do të shërbejë si bazë për orientime dhe sugjerime të mëtejshme.

“Një përpjekje për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me këta fëmijë dhe prindërit e tyre, duke angazhuar prindërit që janë në pararojë të kësaj përpjekje. Ne duam të bëjmë më të mirën duke krijuar një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe pastaj duke vijuar më tutje përmes udhëheqjes, orientimeve dhe sugjerimeve të këtij Këshilli, i cili do të ketë në përbërjen e vet përfaqësues të institucioneve si dhe të prindërve dhe mësuesve”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme