Rama: Prania besnike, proces që synon funksionim më të mirë të institucioneve

Partia Socialiste ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të nismës “Prania Besnike”, me fokus evidentimin dhe adresimin e ankesave për shërbimet publike dhe institucionet vendore.
Në takimin e përjavshëm, kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, kërkoi që procesi të mos kufizohet vetëm në mbledhjen dhe përcjelljen e problematikave, por të kontribuojë në përmirësimin e funksionimit të institucioneve.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, raportoi se në javën e dytë numri i dëgjesave me qytetarët është rritur me mbi 50%. Sipas tij, nga 80 ankesa në javën e parë, numri ka shkuar në 149 në javën e dytë.
“Është për tu theksuar se javën e dytë dëgjesat janë rritur me mbi 50%, nëse tani janë bwrw 209 ankesa ose komente nga qytetarët”, u shpreh Klosi
Në Korçë janë regjistruar 263 raste, ndërsa në Fier 431 ankesa dhe kërkesa. Në Shkodër janë raportuar 172 ankesa, në Vlorë 179, ndërsa në Lezhë 84 raste gjithsej.
Në Dibër, Ulsi Manja deklaroi se janë regjistruar 38 ankesa gjatë javës së dytë dhe se të gjitha janë referuar për zgjidhje. Në Elbasan, Arbjan Mazniku bëri të ditur se 31 raste kanë marrë përgjigje.
Në Tiranë, Ogerta Manastirliu raportoi mbi 1200 pjesëmarrës në takime dhe komunikime me qytetarët, ndërsa Taulant Balla iu referua përmbylljes së procesit të rindërtimit në Kamëz për rreth 1200 përfitues.
Gjatë takimeve është propozuar edhe kategorizimi i problematikave sipas natyrës së tyre, në mënyrë që çështjet e ngjashme në qarqe të ndryshme të trajtohen përmes një sistemi të përbashkët prioritetesh.
Në Berat, Ervin Demo deklaroi se rreth 65% e ankesave mund të marrin përgjigje pozitive në periudhën në vijim, duke i konsideruar javët e ardhshme të rëndësishme për konsolidimin e procesit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




