Raundi i dytë i aplikimeve në universitete – Në Korçë, Infermieria dhe Edukimi Fizik kanë plotësuar kuotat

Aktualitet | 1 vit më parë

Me përfundimin e raundit të parë të aplikimeve dhe regjistrimeve në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, ka nisur edhe raundi i dytë dhe i fundit.

Aktualisht, sipas autoriteteve të këtij institucioni, në këtë fazë maturantët duhet të kryejnë pagesën e tarifave.

“Aktualisht në “Fan Noli” e kemi përmbyllur raundin e parë të regjistrimeve, kemi hyrë në raundin e dytë. Nga data 2 deri në 19 shtator, të gjithë ata studentë ose maturantë që nuk e kanë kryer mandatin e pagesës, janë të detyruar të futen në e-Albania, të shkarkojnë mandatin e pagesës, për ta paguar në postë ose në një bankë të dytë, më pas duhet ta çojnë atë pranë gjimnazit të bëjnë konfirmimin e kësaj pagese. Nga 20 shtator deri më 22 shtator, duhet të futen në portalin e-Albania, tek aplikimi A2 A3 për të kryer procesin e hedhjes së programeve të studimit, ku ata kanë të drejtën e përzgjedhjes deri në dhjetë programe, njësoj si në raundin e parë të aplikimeve. Ndërkohë nga data 29 shtator deri më 8 tetor, ata hyjnë në procesin e regjistrimit ku duhet të vijnë pranë Universitetit “Fan Noli” për të kryer procesin e regjistrimit”, shpjegon Romeo Terolli, Përgjegjës i Sektorit të Karrierës Studentore.

Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës ka ende kuota të lira për maturantët që do të aplikojnë në programe të ndryshme, ndërsa ka edhe degë si Edukim Fizik e Sporte, apo Infermieria, në të cilat janë plotësuar të gjitha kuotat.

Gazetare Kostanca Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme