Regjistrimet e reja te “Fan Noli”, rritet numri i studentëve në raundin e 3-të të pranimeve në Korçë
Kanë nisur regjistrimet për raundin e tretë dhe të fundit për vitin akademik 2025-2026. Sipas burimeve zyrtare nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë deri më tani janë regjistruar 502 studentë në programet bachelor dhe dy-vjeçare, ndërsa pritet që kjo shifër të rritet edhe më tej gjatë raundit të tretë të regjistrimeve.
“Pas përfundimit të dy raundeve të para, janë regjistruar rreth 502 studentë të regjistruar në programet bachelor dhe programet 2-vjeçare. Në fazën e ç’regjistrimit janë ç’regjistruar 10 studentë, të cilët nga informacionet e marra nga sekretaria do regjistrohen në programet që ofron universiteti ynë, shumë pak largohen drejt Tiranës. Duke filluar nga dita e sotme deri në datën 24 quhet faza e tretë ose faza e hapur e regjistrimeve, ku studentët që ende nuk janë regjistruar ende paraqiten në sekretari dhe përzgjedhin programin e studimit ku duan të reëgjistrohen sipas kuotave të studimit”, deklaroi për mikrofonin e RTSH, Artur Prifti, Drejtor i Kurrikulës, Universiteti “Fan Noli”.
Prifti thotë se për këtë vit akademik janë të regjistruar më shumë studentë se vitin e kaluar. Gjatë raundit të tretë aplikimi ashtu si edhe regjistrimi kryhet pranë sekretarisë te godina e fakultetit të Ekonomisë, ku maturantët mund të përzgjedhin një nga programet ku ka ende kuota të lira.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





