Regjistrimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, afati i fundit për studentët fitues është 3 tetori

Arsim | 1 vit më parë

Fakulteti i Shkencave të Edukimit ka përfunduar fazën e dytë të konkurseve për programet e studimit. Dekania e këtij fakulteti, Eranda Halluni, theksoi nivelin maksimal të aplikimeve.

“Sapo ka përfunduar konkursi në programet e studimit mësuesi në Pikturë & Grafikë dhe Mësuesi në Muzikë si dhe në Edukim Fizik dhe Sporte. Niveli i aplikimeve ka qenë maksimal dhe ne kemi realizuar pothuajse të gjitha kuotat në programin e Edukimit Fizik dhe Sportet. Po kështu në nivele mjaft të mira janë edhe në programet e studimit Pikturë & Grafikë si dhe atë të Muzikës”, u shpreh dekania Halluni.

Ajo shpjegoi gjithashtu se tashmë fillon një fazë tjetër regjistrimeve për studentët e shpallur fitues.

“Tashmë fillon një fazë tjetër që ka të bëjë me regjistrimin e studentëve. Ata që janë shpallur fitues në konkurse duhet patjetër të paraqiten pranë sekretarive për të bërë regjistrimin deri më 3 tetor për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Shkencave të Edukimit”, tha ajo.

Fakulteti vijon të mbështesë studentët e rinj dhe të sigurojë një proces të drejtë dhe të rregullt regjistrimi duke garantuar që të gjithë kandidatët të përfitojnë mundësitë e plota të arsimit.

Gazetare: B. Cina   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme