Rëndësia e fizioterapisë, probleme të shumta shëndetësore që trajtohen përmes saj
Fizioterapia po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore. Kjo degë e mjekësisë fokusohet në rehabilitimin dhe përmirësimin e lëvizjes, funksionimit dhe cilësisë së jetës së pacientëve.
Fizioterapisti Gerald Gorari thotë se problematikat janë nga më të ndryshmet dhe variojnë sipas moshës së pacientit.
“Pjesa më e madhe janë pacientë që kanë një ecje dentare. Duke vënë re qëndrimet e gjata para kompjuterit, sikurse ekonomistët apo shoferët që bëjnë udhëtime të gjatë. Kryesisht zonat që preken janë zonat cervikale, pra e qafës dhe zonat e mesit. Njerëzit që merren me një aktivitet të shprehur fizik dhe ata kanë problemet e tyre, kryesisht dëmtime të gjuri apo kaviljes. Janë dhe ata pacientë të cilët i drejtohet fizioterapistit pas një ndërhyrje kirurgjikale, kryesisht ato ortopedike. Pacientët që kanë problemë neurologjike, pasi kalojnë në një strok, pjesa më e rëndësishme është fizioterapia“, tha Gorari.
Skolioza është një ndër sëmundjet e cila po rrezikon shëndetin tek moshat e vogla ndaj sipas fizioterapistit, duhet treguar një kujdes i shtuar tek fëmijët. Për të ruajtur një shëndet të mirë, mjeku rekomandon ushtrimin e aktivitetit fizik.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




