Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ulen temperaturat

Moti ditën e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku reshjet do të jenë prezentë të të gjithë territorin e vendit. Gjithashtu dita e sotme shënon një ulje të ndjeshme të temperaturave.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezentë prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s
Gjithashtu valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




