Ritualet e bukurisë në lashtësi, romakët të fiksuar pas kujdesit personal

Arkeologët kanë zbuluar dhjetëra piskatore romake në Britani, duke zbuluar obsesionin e kulturës së lashtë për largimin e qimeve.
Koleksioni tani është ekspozuar në një muze në Wroxeter Roman City, i cili në kulmin e tij do të kishte qenë një vendbanim i madh sa Pompei.
Mjetet e thjeshta do të ishin përdorur jo vetëm për shkuljen e vetullave, por edhe për heqjen e qimeve të padëshiruara.
Piskatoret janë pjesë e një ekspozite më të gjerë me më shumë se 400 artefakte që ilustron preokupimin e romakëve me pastërtinë dhe bukurinë estetike.
Ndër artikujt e tjerë ishin shishe parfumi, bizhuteri, aplikues make-up dhe amuleta për të shmangur të keqen.
Romakët e vlerësonin shumë higjienën personale, duke ndjekur banjat e përbashkëta çdo ditë. Shumë njerëz do të kishin pasur kompletet e tyre personale të pastrimit, duke përfshirë një lloj luge për të pastruar veshët, pastrues thonjsh dhe piskatore citon CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




