Rusia godet me raketa një qendër tregtare në Ukrainë, Zelensky: Brenda ishin 1 mijë civilë

Botë | 4 vite më parë

Një raketë ka goditur një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se vendi është djegur plotësisht.

Numri i viktimave dhe i të plagosurve dyshohet të jetë shumë i lartë.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha në Telegram se 1000 njerëz ishin në qendër në kohën e sulmit.

“Okupatorët kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Ekipet e shpëtimit po përpiqen ta shuajnë zjarrin, numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet. Qendra tregtare nuk përbënte asnjë kërcënim për ushtrinë ruse. Asnjë vlerë strategjike. Njerëzit donin vetëm të jetonin një jetë normale, gjë që i zemëron aq shumë pushtuesit. Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jetë e arsyeshme apo njerëzore”, shkruan Zelensky./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme