Samiti i G7, Zelensky: Do u bëj thirrje për ndihma të tjera ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do i bëj thirrje G7 për rritjen e mbështetjes ndaj vendit të tij që prej 4 muajsh po përballet me agresionin rus.
Zelensky ka bërë me dije se do të flasë përmes një video në samitin e G7 ku do bëjë thirrje për më shumë ndihma ndaj Ukrainsës, në armë , sisteme të mbrojtjes ajrore dhe vendosjen e sanksoioneve të reja ndaj Rusisë.
“Ne kemi nevojë për një mbrojtje ajrore të fuqishme – moderne, plotësisht efektive. E cila mund të sigurojë mbrojtje të plotë kundër këtyre raketave. Ne flasim për këtë çdo ditë me partnerët tanë. Tashmë ka disa marrëveshje. Dhe partnerët duhet të lëvizin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues. Vonesat në transferimin e armëve në shtetin tonë, çdo kufizim është në fakt një ftesë për Rusinë që të godasë përsëri dhe përsëri”, tha Zelensky, raporton BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




