Saraqinishta, fshati i shumë kishave me histori mijëravjeçare në vëmendje të turistëve të huaj
Me një histori mijëra vjeçare, tradita të hershme dhe një trashëgimi të pasur kulturore, Saraqinishta mbetet një ndër fshatrat më të vjetër të Njësisë Administrative Antigone në Bashkinë e Gjirokastrës.
Ky fshat i njohur ndryshe edhe si ‘fshati i shumë kishave’, ruan banesa karakteristike me stil dhe arkitekturë të veçantë, të cilat dëshmojnë historinë dhe identitetin e zonës.
Sot, jo vetëm banorët, por edhe vizitorët vendas e të huaj po e zbulojnë gjithnjë e më shumë këtë perlë të trashëgimisë kulturore shqiptare.
“Është fshati me tradita. Më përpara vinin kryesisht për Pashkët, vijnë në 15 gusht për Shën Mërinë. Ne që jemi këtu merreni kryesisht me bujqësinë”.
“Këtu me blegtorinë me bujqësinë dhe me të mbjellat në bahçen e shtëpisë. Vijnë edhe turistë shumë”.
“Blegtori më shumë se jemi fshat malor” u shprehën disa banorë të fshatit.
Vizita në Saraqinishtë nuk është thjesht një ndalesë turistike, por një përjetim unik mes historisë, kulturës dhe arkitekturës që mbart ky fshat.
Për këdo që zgjedh të zbulojë jugun e Shqipërisë, Saraqinishta mbetet një dëshmi e gjallë e kohëve të hershme dhe një thesar që vazhdon të ruhet me fanatizëm nga banorët e saj. Një vend ku e shkuara takohet me të tashmen, duke i dhënë udhëtimit një kuptim më të thellë.
Gazetare: B.Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





