Sezon premtues për “Rozafën”, DRTK Shkodër evidenton shtim të numrit të vizitorëve me zgjatjen e orarit

Aktualitet | 3 muaj më parë

Sezoni turistik veror ka nisur pozitivisht për Kalanë Rozafa. Që nga muaji maj, siti arkeologjik ka kaluar në orar të zgjatur vizitash, i cili do të jetë në fuqi deri në fund të tetorit, duke u dhënë turistëve më shumë kohë për ta vizituar.

“Këtë vit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e mori parasysh propozimin e DRKK-së Shkodër për të shtuar orarin e vizitave deri në orën 20:00, për shkak se edhe e kemi pasur këtë si një shqetësim, por edhe si një sugjerim nga agjencitë turistike, që kalaja të qëndrojë e hapur edhe gjatë orëve të pasdites, pak më gjatë, për shkak se agjencitë turistike synojnë t’u ikin orëve të nxehta”, Helidon Sokoli, drejtor, DRTK Shkodër.

Përgjatë gjysmës së parë të qershorit është shënuar rritje e numrit të vizitorëve, ndërsa po shtohet edhe numri i turistëve që vijnë nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë sipas DRTK Shkodër.

“Janë mbi 16.000 vizitorë që kanë vizituar kalanë e Shkodrës gjatë muajit qershor. Ndërkohë, për këtë vit pothuajse tashmë e kemi kaluar shifrën e 80.000 vizitorëve që nga 1 janari. Kryesisht, vizitorët vijnë nga Europa Qendrore, bota mesdhetare dhe, patjetër, nga Lindja e Mesme. Vazhdon gjithashtu trendi rritës i grupeve izraelite”, tha ai.

Kalaja Rozafa mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në veri të vendit. Gjatë vitit 2025 ajo u vizitua nga rreth 170 mijë turistë, ndërsa pritshmëritë janë që ky numër të rritet edhe më tej gjatë vitit 2026.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme