Shatërvanët më spektakolarë në botë

Disa janë shumë të vjetra, disa shumë moderne. Shatërvanët janë një pamje unike për t’u parë dhe fotografuar, veçanërisht në kombinim me skulptura dhe ekspozita me dritë.
Ata jo vetëm që dallohen nga bukuria e tyre, por edhe nga një ndërtim që ndonjëherë duket se sfidon gravitetin.

Ura Banpo, Seul (Koreja e Jugut)- Është shatërvani më i gjatë në botë sipas rekordeve botërore Guinness, 10,000 rubineta LED kalojnë përgjatë anëve të kësaj strukture, me rreth 1140 metra gjatësi dhe 190 ton ujë të emetuar në minutë.

Shatërvani i pasurisë, Singapor – Në vitin 1998 hyri në rekordin botëror të Guinness si shatërvani më i madh në botë. Unaza qendrore ka një diametër prej 66 metrash dhe katër kolonat arrijnë një lartësi prej 14 metrash.

Shatërvani Trevi, Romë (Itali)– Rituali i hedhjes së një monedhe në ujë dhe bërjes së një urimi është i lidhur me këtë shatërvan.

Jet d’Eau, Gjenevë (Zvicër)– Ky shatërvan është simboli i qytetit të Gjenevës dhe mban rekordin evropian për spërkatjen e tij të ujit, i cili arrin një lartësi prej 140 metrash dhe është i dukshëm kudo në qytet dhe madje edhe në një lartësi prej 10,000 metrash.

Shatërvani i Gjigantit, Wattens (Austri)- Ky shatërvan përfaqëson hyrjen në muzeun Swarovski, sytë e gjigantit, në fakt, janë tërësisht të përbërë nga kristale Swarovski.

Mustangs Of Las Colinas, Teksas (SHBA)- Kjo strukturë përmban skulptura bronzi nga Robert Glen që përshkruajnë kuajt e egër të cilët, në këtë rast, vrapojnë mbi ujin e shatërvanit. Puna u autorizua në vitin 1976 dhe përfundoi në 1984.

Grifo Mágico, Cadiz (Spanjë)- Një rubinet magjik që duket sikur noton në ajër, ky shatërvan spektakolar ndodhet në Aqualand, afër Cadiz. Efekti vizual i pabesueshëm krijohet nga një tub transparent në qendër të kolonës së ujit.

Unisphere, Nju Jork (SHBA)- Unisfera ndodhet brenda parkut Flushing Meadows–Corona dhe u ndërtua për të festuar fillimin e epokës së hapësirës, duke përfaqësuar gjithashtu simbolin e Ekspozitës së Nju Jorkut të vitit 1964.

Shatërvani i Mbretit Fahd, Jeddah (Arabia Saudite)- I frymëzuar nga Jet d’Eau i Gjenevës, ky shatërvan mban rekordin për shatërvanin më të lartë të ujit në botë. Vepra u përurua në vitin 1985 dhe u dhurua nga mbreti Fahd në qytetin e Jeddah. Shatërvani përdor ujin e detit nga Deti i Kuq, i nisur në një lartësi prej 312 metrash me një shpejtësi prej rreth 320 kilometra në orë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




