SHBA-Kore e Jugut stërvitje të përbashkët ushtarake, Koreja e Veriut lëshon raketa lundrimi

Koreja e Veriut testoi dy raketa strategjike lundrimi me aftësi bërthamore nga një nëndetëse, pikërisht në kohën kur dhe filluan stërvitjet ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Lëshimi konfirmoi besueshmërinë e sistemit dhe testoi operacionet sulmuese nënujore të njësive nëndetëse, pasi raketat udhëtuan për 1500 kilometra u tha një njoftim.
Lëshimi kishte për qëllim kontrollin e situatës përballë “imperialistëve amerikanë dhe kukullave të tyre, forcave koreano-jugore, që po avancojnë gjithnjë e më shumë stërvitjet e tyre ushtarake kundër saj.
Shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut thanë se ushtria ishte në gatishmëri të lartë dhe agjencia e inteligjencës së vendit po punonte me homologun e saj amerikan për të analizuar specifikat e lëshimit.
Koreja e Veriut ka kryer një numër rekord testesh dhe stërvitjesh raketore në vitin e kaluar, në atë që thotë se është një përpjekje për të rritur parandalimin e saj bërthamor dhe për të bërë më shumë armë plotësisht funksionale.
Ndërkohë, nga ana tjetër, aleanca ushtarake e shteteve te Bashkuara me Korenë e Jugut, sa vjen dhe forcohet, ndërsa Seuli ka rritur më mënyrë të ndjeshme buxhetin për mbrojtjen.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




