Shefi i ushtrisë ukrainase, rreziku i një sulmi bërthamor nga Rusia është real

Botë | 4 vite më parë

Kreu i ushtrisë ukraianse ka paralajërmëruar për ekzistencën reale të mundësisë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Ukraine, çka mund të krijojë rrezikun e një konflikti të kufizuar bërthamor me fuqi të tjera. Në një editorial të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve  të Ukrainës, Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, general Valeriy Zaluzhnyi, dha një vlerësim të detajuar të luftës deri tani.  

Zaluzhnyi u shpreh se kërcënimi i drejtpërdretjë i përdorimit të mundshëm të armëve taktike bërthamore nga rusia ka patur një ndikim të madh në marrjen e vendimeve përkatëse.

“Betejat në territorin e ukrainës kanë treguar se sa shumë federata ruse neglizhon cështjet e sigurisë bërthamore të botës edhe në një luftë konvencionale. Është e vështirë të mendohet se edhe vetë sulmet bërthamore të rusisë mund të thyejnë vullnetin e ukrainës për të rezistuar. Por kërcënimi që do të pasojë për të gjithë Europën nuk mund të injorohet. Nuk mund të përjashtohët, mundësia e angazhimit të drejtpërdrejtë të fuqive të mëdha botërore në një konflikt të kufizuar bërthamore, çka mund të çojë drejt Luftës së tretë botërore” – u shpreh komandanti i përjgithshëm i forcave të armatosura ukrainase, sipas të cilit cdo përpjekje ruse për përdorimin në prakitikë të armëve bërthamore duhet të paraprihet nga angazhimi i të gjithë arsenalit të mjeteve që janë në dispozicion të fuqive botërore.

“Në fund të fundit, duke filluar nga ky moment federate ruse bëhet jo vetëm një kërcënim për bashkejetësën e paqtë të ukrainës, fqinjëve të saj dhe një numër vendesh europiane, por edhe një shtet terrorist i shkallës botërore”, shtoi Valeriy Zaluzhnyi.

rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme