Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër
Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se shiste kanabis, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.
Në pranga përfundoi shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap teksa drejtonte automjetin e tij. Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.
Kontrolli vijoi edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjet një tjetër sasi lënde bimore e dyshuar narkotike, e ndarë në doza dhe e gatshme për tregtim.
Në total, policia sekuestroi rreth 1.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e saj në formë xhelatinoze, si dhe një automjet, aparat celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketim me vakum.
Sipas hetimeve, 28-vjeçari dyshohet se e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht pranë perimetrit të sigurisë së institucioneve arsimore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





