Shkencëtarët shpjegojnë arsyen pse Liqeni Hillier ka ngjyrë kaq të veçantë

Liqeni Hillier është i famshëm në botë për ngjyrën e tij rozë. Ky liqen spektakolar ekziston vërtet dhe është absolutisht i natyrshëm. Kërkimet shkencore kanë nxjerrë në pah arsyet pse ky liqen ka një ngjyrim kaq të veçantë.
Liqeni Hillier është një liqen me kripë që ndodhet në Middle Island, ishulli më i madh në Arkipelagun Recherche, në rajonin Goldfields-Esperance në jug të bregut të Australisë Perëndimore. Sipas hulumtimeve, liqeni është rreth 250 metra i gjerë dhe tetë herë më i kripur se oqeani.
Studiuesit mblodhën mostra nga liqeni dhe i analizuan. Rezultati i testeve tregoi praninë e një numri të madh organizmash, të quajtur ekstremofile, të cilët janë përshtatur për të mbijetuar në kushte të vështira.
Kështu, një numër i madh i mikroorganizmave duke përfshirë arkeat, bakteret, algat dhe viruset janë të pranishëm brenda liqenit. Të dhënat tregojnë se mikrobioma në liqenin Hillier përbëhet nga mikrobe të shumta që prodhojnë pigment (Dunaliella, Salinibacter, Halobacillus, Psychroflexus, Halorubrum) shumë prej të cilëve kategorizohen si poliestremofile.
Ngjyrimi rozë varet nga prania e këtyre organizmave. Këto specie mikrobike, thuhet në studim, evoluan për të toleruar nivele të larta të kripës dhe populluan liqenin. Ngjyrosja e këtyre organizmave kontribuoi kështu në ndryshimet në ngjyrosjen e liqenit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




