Shkencëtarët zbulojnë gjurmët më të hershme të lëna nga njerëzit rreth 300,000 vjet më parë

Gjurmët e ruajtura në mënyrë perfekte të një familjeje të ‘njerëzve të Heidelbergut’, një specie njerëzore e zhdukur prej kohësh, u zbuluan në Gjermani .
Ky nëngrup i njerëzve arkaikë, i njohur zyrtarisht si Homo heidelbergensis, ishte i pari që ndërtoi shtëpi dhe gjuante kafshë të mëdha, por u zhduk nga Toka rreth 28,000 vjet më parë dhe ekspertët thonë se kjo ishte për shkak të ndryshimit të klimës .

Gjurmët u zbuluan në kompleksin e zonës paleolitike të Schöningen në Saksoninë e Ulët, së bashku me gjurmët e lashta të kafshëve, duke përfshirë dëshmitë e para të elefantëve në rajon.
Zbulimi u bë nga shkencëtarët e Universitetit të Tübingen (SHEP), të cilët mblodhën së bashku objektin e lashtë të gjetur në vend.
Përveç gjurmëve njerëzore, ekipi analizoi një seri gjurmësh elefantësh që i përkisnin species së zhdukur Palaeoloxodon antiquus, një specie elefanti që ishte kafsha më e madhe tokësore në atë kohë, që peshonin deri në 13 tonë citon DayliMail.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




