Shkodër – Gjimnaz me kohë të pjesshme, interes i lartë nga grupmosha 20-55 vjeç

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjimnazi me kohë të pjesshme në Shkodër vijon të ketë numrin maksimal të regjistrimeve. Në klasë të 10-të. këtë vit janë regjistruar 59 nxënës me kohë të pjesshme ndërsa tek koha e plotë 22 nxënës.

“59 nxënës janë regjistruar tek koha e pjesshme dhe 22 nxënës me kohë të plotë. Kemi kërkesa edhe më shumë tek koha e pjesshme. Ne më shumë kemi me kohë të plotë, por për efekt të numrave dhe klasave që hapen është deri në 59 nxënës”, tha drejtori i gjimnazit, “Kolë Idromeno”, Gazmir Jahiqi.

Drejtori thotë se mosha e regjistrimeve tek koha e pjesshme varion nga 20 deri në 55 vjeç.

“Kemi mosha të ndryshme, kemi pas edhe një diskutim, bile në klasën e 10- të sivjetshëm, më i madhi ka qenë 52 vjeç. Kemi dhe nga ata që janë 22 vjeç e deri tek ata që janë në një moshë më të madhe”, tha ai.

Ndjekja e gjimnazit me kohë të pjesshme apo siç është quajtur më herët shkolla e natës, vitet e fundit ka pasur interes të shtuar.

Nevoja për të pasus një shkollë të mesme ka bërë që edhe mosha e mesme të drejtohet për ndjekjen e gjimnazit “Kolë Idromëno” i cili është i vetmi në rajonin verior që ofron edhe kohën e plotë dhe atë të pjesshme.

Gazetar: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme