Shkodra me turizëm gjithëvjetor, Kalaja “Rozafa” mbetet nga destinacionet më të vizituara

Turizëm | 12 muaj më parë

Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, Kalaja e Rozafës në Shkodër vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.  Me dhjetëra vizitorë ngjiten drejt fortesës legjendare për të zbuluar historinë e saj mijëravjeçare, për të admiruar arkitekturën mesjetare dhe për të shijuar panoramën mahnitëse që ofron mbi qytetin, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.

“Ne jemi nga Melbourne, Australi. Është hera e parë që vizitojmë vendin tuaj. Bukuria, natyra, gjithçka, të gjithë peizazhet janë të  bukura në Shkodër. Tani po ngjitemi për të shikuar nga afër ambientet e kalasë dhe të njihemi me legjendën e saj”, u shpreh një turist.

“Vij nga Kamboxhia, sapo zbritëm në Shkodër, kështu që nuk mund të them shumë. Në pamje të parë duket një vend i këndshëm, po më lë përshtypje të mira”, tha një tjetër turist.

“Jam nga Korku, Irlandë. Është hera e parë për mua që vij në Shqipëri. Po pres me padurim të shikoj kalanë. Në pamje të parë më ka pëlqyer shumë deri tani lumi Buna dhe kafenetë në Shkodër, bashkë me ndërtesat karakteristike”, theksoi një turiste.

Interesi i lartë i vizitorëve edhe jashtë sezonit turistik dëshmon rëndësinë kulturore e historike që kjo kala ka për trashëgiminë tonë kombëtare, por edhe potencialin e madh që turizmi kulturor ka gjatë gjithë vitit.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme