“Shkodra në kohë, një udhëtim mes historisë”, gjimnazistët e “Oso Kukës” guidë në Muzeun Historik
Nxënësit e gjimnazit “Oso Kuka” morën sot rolin e udhërrëfyesve për vizitorët, në Muzeun Historik të Shkodrës, duke sjellë një mënyrë të veçantë prezantimi të periudhave historike të qytetit. Përmes objekteve muzeale, elementëve vizualë, interpretimit artistik dhe krijimtarisë së tyre.
“Nxënësit patën mundësinë që të zhvillojnë një guidë me turistët e huaj që vizituan muzeun sot në mënyrë që tu prezantojnë një aspekt nga historia e qytetit dhe nga zhvillimet historike”, u shpreh Elona Pepa, mësuese e Historisë në gjimnazi “Oso Kuka” Shkodër.
Të rinjtë sollën një përjetim ndryshe të historisë së Shkodrës, duke e kthyer mësimin teorik në një eksperiencë të gjallë e konkrete.
“Erdhëm në muzeun “Oso Kuka” për të prezantuar Shkodrën, jo vetëm por edhe duke treguar lidhjen që kemi ne me to”, u shpreh një nxënëse.
Aktiviteti “Shkodra në kohë – Një udhëtim mes historisë”, i organizuar nga Qendra Rajonale për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Muzeun Historik dhe gjimnazin “Oso Kuka”, synoi afrimin e të rinjve me trashëgiminë kulturore dhe shndërrimin e muzeut në një hapësirë dialogu dhe edukimi
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





