Shpallja e krahinës autonome të Korçës – 108 vite pas, nderime te monumenti i Themistokli Gërmenji

108 vite më parë Korça u shpall krahinë autonome. Qyteti rrezikonte të binte nën pushtimin grek. Në momentin që forcat greke ndodheshin në qytet, Themistokli Gërmenji kreu bisedime me autoritetet franceze dhe me marrëveshjen që u arrit mes palëve, forcat greke do largoheshin dhe Korça do fitonte autonominë nën mbrojtjen e Francës.
Kështu në 10 dhjetor 1916 qyteti i Korçës, Devolli, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin një krahinë autonome
Në nder të kësaj date të shënuar në historinë e vendit, tek monument i patriotit Themistokli Gërmenji, përfaqësues të institucioneve, forcave politike, besimeve fetare dhe shoqatave të ndryshme, vendosën kurora me lule.
Më pas, artistët të veshur me veshje tradicionale të zonës, bënë një paradë duke u drejtuar tek Shtëpia e Flamurit.
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




