Shpërthen “supergripi” në Britani,shërbimi shëndetësor i mbingarkuar ende pa arritur kulmi

Europë | 10 muaj më parë

Spitalet në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me presion të madh për shkak të një sezoni gripi shumë intensiv, ndërsa Sekretari britanik i Shëndetësisë u bëri thirrje mjekëve të heqin dorë nga një grevë e paralajmëruar pesëditore në prag të Krishtlindjes.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar bëri me dije se rastet kanë arritur në një nivel rekord për këtë periudhë të vitit, ndërsa sezoni i gripit ende nuk e ka arritur kulmin.

Numri i të prekurve u rrit me rreth 55 përqind brenda një jave, ndërsa sipas autoriteteve shëndetësore britanike, javën e kaluar u trajtuan në spitale mesatarisht 2660 pacientë me grip. Sekretari Wes Streeting paralajmëroi se rastet mund të trefishohen para se infeksionet të arrijnë kulmin, duke theksuar se një situatë e tillë nuk ishte parë që nga pandemia e koronavirusit.

Për shkak të situatës janë aktivizuar njësitë e lëvizshme të vaksinimit për të rritur numrin e të vaksinuarve, ndërsa në shumë vende janë rikthyer maskat. Ekspertët këshillojnë ata me simptoma të lehta të mjekohen në shtëpi për të reduktuar ngarkesën në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar tashmë të mbingarkuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme