“Shqipëria, zgjedhje autentike dhe e bukur për vizitorët”, Rama publikon artikullin e “The Telegraph”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një vlerësim të ri për Shqipërinë, duke theksuar se prestigjiozja britanike “The Telegraph” e ka renditur vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Evropë.
Në postimin e tij, Rama nënvizon se përveç bukurive natyrore dhe qyteteve historike, Shqipëria vlerësohet për mikpritjen e saj dhe kostot konkurruese për vizitorët.
“Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë. Prestigjiozja britanike “The Telegraph” e rendit vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Evropë, duke vlerësuar jo vetëm bukuritë natyrore dhe qytetet historike, por edhe mikpritjen shqiptare dhe kostot konkurruese për vizitorët.
Nga brigjet e Jonit e Adriatikut, te Alpet madhështore dhe trashëgimia jonë kulturore, Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





