Si do të dukeshin figurat historike të botës “SOT” ?

Kuriozitete | 3 vite më parë

I kemi parë portretet e tyre të panumërta shumë herë por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si dukeshin në të vërtetë disa nga figurat më të famshme të historisë? Nga Aleksandri i Madh te Mbretëresha Viktoria , Uilliam Shekspiri, Leonardo da Vinçi etj.

Artistja grafike me bazë në Teksas e cila drejton Royalty Now Studios , ka kombinuar pasionet e saj për artin, historinë, dizajnin dhe photoshop-in për të krijuar portrete të modernizuara të më shumë 100 figurave historike. 

Mbretëresha Viktoria është monarkja i dytë britanike që mbretëron më gjatë dhe sundoi për gati 64 vjet.

William Shakespeare ishte një dramaturg, poet dhe aktor anglez që besohet gjerësisht të ketë qenë dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave.

Leonardo da Vinci është më i njohur për veprat e tij mahnitëse të artit, por piktori italian i Rilindjes kishte shumë talent. Ai ishte gjithashtu një skulptor, arkitekt, muzikant, matematikan, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe shkrimtar.

Marcus Aurelius ishte i fundit nga Pesë Perandorët e Mirë dhe sundoi Perandorinë Romake nga 161-180 pas Krishtit. Ai ishte i njohur për mbretërimin me autoritet, humanizëm dhe kompetencë dhe ishte një nga perandorët më të respektuar në historinë romake.

Napoleon Bonaparte i njohur gjithashtu si Napoleoni I ishte një hero i Revolucionit Francez dhe dy herë perandor i Francës.

Abraham Lincoln është një nga njerëzit më të famshëm në historinë amerikane, i famshëm për përfundimin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Aleksandri i Madh, i njohur ndryshe si Aleksandri III, ishte mbret i mbretërisë së Maqedonisë.

Maria Antoneta ishte mbretëresha e fundit e Francës dhe ishte shkaktare për trazirat popullore që çuan në përmbysjen e monarkisë në gusht 1792.

Vajza me një vathë është një pikturë në vaj nga artisti holandez Johannes Vermeer.

Sulltanesha Hyrrem e njohur ndryshe si bashkëshortja e ligjshme e Sulltan Sulejmanit të Madherishëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme