“Solaris”, gati jahti i 6 superluksoz i Roman Abramoviqit

5 nga jahtet më luksoze në botë duket se nuk mjaftojnë për miliarderin rus Roman Abramoviq, që së shpejti do të ketë në koleksionin e tij, mjetin e gjashtë lundrues superluksoz. “Solaris” quhet jahti i ri i pronarit të klubit të Chelsea, i cili ka nisur të ndërtohet prej 3 vitesh në Bremenhaver të Gjermanisë dhe gjatë këtij muaji është shfaqur për herë të parë, thuajse i kompletuar.
Abramoviq bleu me të njëjtin çmim, edhe jahtin “Pelorus” nga një biznesmen arab për të mbërritur shifra rekord e 643 milionë dollarëve që kushton kryevepra e quajtur “Eklips”. Këtë verë, në ujërat detarë do të lundrojë për herë të parë edhe “Solaris”, me dy motorë elektrikë të avancuar, të cilët do ta kthejnë në jahtin më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




