Solstici dimëror, sot dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Kuriozitete | 3 vite më parë

Solstici dimëror, dita më e shkurtër e vitit dhe dita e parë zyrtare e dimrit, është sot me 21 dhjetor të këtij viti. Mënyra se si funksionojnë solsticat së bashku me ekuinokset e pranverës dhe të vjeshtës i ka magjepsur njerëzit për mijëra vjet.

Solstici është një ditë kur shkenca përzihet me traditat e lashta në mbarë botën. Solstici i dimrit shënon ditën më të shkurtër të vitit dhe natën më të gjatë në Hemisferën Veriore, kur dielli shfaqet në pozicionin e tij më jugor. Situata është e kundërta në hemisferën jugore, ku jeton vetëm rreth 10% e popullsisë së botës.

Solstici dimëror zakonisht ndodh më 21 dhjetor. Data kur ndodh solstici mund të lëvizë përpara ose prapa me një ditë, sepse viti diellor nuk përputhet saktësisht me vitin tonë kalendarik./CNN/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme